Sporti

UEFA ndëshkon Federatën e Futbollit të Maqedonisë pasi tifozët fishkëllyen himnin e Bullgarisë

10/31/2022 15:15
nga:E K

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka gjobitur Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) me 14.500 euro për incidentet në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Bullgarisë.

Sipas mediave maqedonase, FFM është dënuar me 10 mijë euro për tifozët që kanë fishkëllyer himnin kombëtar bullgar para fillimit të ndeshjes dhe 4500 euro shtesë për hedhjen e sendeve në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.

UEFA ka paralajmëruar edhe Federatën Bullgare të Futbollit për sjelljen e lojtarëve në fushë, edhe pse tifozët maqedonas i kanë fyer gjatë gjithë ndeshjes.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë u luajt më 26 shtator para 20 mijë shikuesve, në Toše Proeski Arena në Shkup dhe përfundoi me fitoren e mysafirëve 1:0.

/GazetaBlic Sport/