Sporti

Rebic ‘u acarua’ shumë nga humbja: Në fund të ndeshjes kap topin dhe gjuan drejt bankës së Torinos

10/31/2022 15:00
nga:E K

Torino ka befasuar Milanin në xhiron e 12-të të Serisë A dhe e ka mundur 2:1.Ante Rebiq hyri në fushë për Milanin në fillim të pjesës së dytë.

Ishte Rebic ai që bëri një lëvizje të diskutueshme në fund të ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjegjësisht, në minutën e 96-të në fushë dolën dy topa, të cilët Rebiq i mori njërin në duar dhe gjuajti dhunshëm drejt pankinës së Torinos. Rezervistët u hodhën pas lëvizjes së Rebiqit, por ai mbeti i pandëshkuar.