Showtime

Nëna e Shakirës nuk heq dorë nga Piqué: Na ka vizituar, ne jemi ende si një familje

10/31/2022 12:21
nga:G B

Pak ditë më parë, podkasti ‘Mamarazzis’ njoftoi ekskluzivisht se William Mebarak Chadid, babai i Shakirës, ​​duhej të shtrohej urgjentisht në një klinikë në Barcelonë si pasojë e një përkeqësimi të gjendjes së tij delikate shëndetësore. Më tej, ekipi i komunikimit të artistes kolumbiane e konfirmoi këtë lajm përmes një deklarate të shkurtër, ku kërkohej respekt në këto momente të vështira.

“Ekipi i komunikimit të Shakirës konfirmon se babai i këngëtares, William Mebarak Chadid, është shtruar në spital/ në klinikën Teknon-Quirón në Barcelonë. Detajet për gjendjen e tij shëndetësore janë konfidenciale, ndaj familja kërkon respekt në këtë moment, ndërsa pret të shohë evolucionin e tij”, – thuhet në njoftimin për shtyp.

Familja e artistes, e cila viziton çdo ditë këtë kompleks spitalor, është bërë mbështetja e madhe e shkrimtarit 91-vjeçar, gjendja shëndetësore e të cilit është e qëndrueshme në klinikë, sipas Nidia Ripoll, mamasë së Shakirës. Ajo foli dje në dalje të klinikës në Barcelonë.

Kjo pengesë serioze ka bërë që Gerard Pique të jetë më afër familjes kolumbiane, pavarësisht ndarjes së tij pas më shumë se një dekade lidhje me yllin e pop-it. Gruaja e William Mebarak ka konfirmuar se qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Barçës ka vizituar vjehrrin e tij ditët e fundit. Në fakt, Nidia vazhdon ta konsiderojë futbollistin si pjesëtar të bërthamës së saj familjare, edhe pse gjërat nuk janë si më parë. “Ne jemi ende një familje”, – tha ajo.

Nuk është hera e parë që mamaja e Shakirës e trajton këtë çështje, pasi para disa muajsh siguroi se logjikisht do të dëshironte që vajza e saj të rikthehej te Pique, por në të njëjtën kohë respekton vendimin që kanë marrë të dy.