Sporti

Ky është kundërshtari i parë i “Bad News Eagles” në “IEM RIO MAJOR” – ja orari i ndeshjes

10/31/2022 11:35
nga:E K

Bad News Eagles fillojnë sot rrugëtimin në Majorin e Rios për CSGO.

Gamerat shqiptarë janë kualifikuar për turneun më të madh të CSGO dhe kanë udhëtuar për në Rio aty ku zhvillohet gara me skuadrat më të forta në botë, shkruan GazetaBlic Sport.

Dueli i parë i “BNE” zhvillohet nga ora 16:15.

Për kundërshtar do e kenë skuadrën “zerozeronation” kurse fituesi caktohet ne vetëm një map pasi dueli do jetë në formatin “BO1” [Best Of One].

Duelin mund ta ndiqni në kanalin e streamerit “Xhoci” në Twitch.

/GazetaBlic Sport.