Lajme

“Kosova nuk është e Albin Kurtit”, Bajqinovci i reagon Çitakut: Kur loboje për shkëmbim territoresh, e kujt ishte Kosova atëherë?

10/30/2022 22:03
nga:Genita C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur nënkryetares së PDK’së, Vlora Çitaku, pasi kjo e fundit tha se ‘Kosova nuk është e Albin Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët’.

Bajqinovci e pyeti Çitakun se ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial.

“Kosova tha nuk është e Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët, tha. Mirë, po ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial. Po atëherë e kujt ishte Kosova?!”, shkroi Bajqinovci në Facebook.

Çitaku: Kosova nuk është e Albin Kurtit, është mëmëdheu ynë- Qeveritë shkojnë e vijnë