Sporti

Llapi fiton “pa problem” ndaj Dritës, Gjilani ndalet nga Dukagjini

10/30/2022 14:56
nga:E K

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Llapi ka shënuar fitore të thellë ndaj Dritës me rezultat 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Drilon Fazliu hapi llogarinë e golave në minutën e 9’të pas asistimit të Festim Alidemës.

Mysafirët barazuan shpejt duke realizuar me anë të Simonovskit në minutën e 17’të të takimit.

Skuadra e Batatinës shënoi edhe tre gola tjerë deri në fundin e pjesës së parë.

Neto [26′], Shabani [38′] dhe Rivera [43′] shënuan për epërsinë e thellë të llapjanëve.

Në anën tjetër ndeshja Gjilani ka fituar me vështirësi ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0.

Arbnor Ramadani realizoi në minutën e 86’të për t’i dhënë tre pikë skuadrës së tij.

/GazetaBlic Sport/