Sporti

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

10/30/2022 13:49
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Llapi ka shkuar në pushim e qetë duke pasur avantazhin prej tre golash ndaj Dritës (4-1), shkruan GazetaBlic Sport.

Drilon Fazliu hapi llogarinë e golave në minutën e 9’të pas asistimit të Festim Alidemës.

Mysafirët barazuan shpejt duke realizuar me anë të Simonovskit në minutën e 17’të të takimit.

Skuadra e Batatinës shënoi edhe tre gola tjerë deri në fundin e pjesës së parë.

Neto [26′], Shabani [38′] dhe Rivera [43′] shënuan për epërsinë e thellë të llapjanëve.

Në anën tjetër pjesa e parë mes Gjilanit dhe Dukagjinit nuk prodhoi gola.

/GazetaBlic Sport/