Lajme

Momente terrori për 180 pasagjerët, motori i avionit indian shpërthen në flakë sapo ngrihet nga toka

10/30/2022 13:41
nga:G B

Në një video të postuar në rrjetet sociale shfaqet momenti kur motori i një avioni me më shumë se 180 pasagjerë në bord shpërtheu në flakë gjatë ngritjes nga një aeroport në Indi.

Avioni i linjës ajrore IndiGo po transportonte 184 persona nga Aeroporti Ndërkombëtar Indira Gandhi i Delhit drejt Bangalore, po në Indi.

Mjeti fluturues sapo kishte marrë shpejtësinë e duhur për t’u ngritur në ajër, kur u vunë re flakët në krahun e djathtë të mjetit fluturues, duke detyruar pilotin të ndërpresë fluturimin dhe të evakuojë 184 personat.