Sporti

Tottenhami synon t’i rrëmbejë Atleticos “gardianin” slloven

10/29/2022 23:51
nga:Mergim Rreci

Premier League mban gjithnjë në monitorim futbollin spanjoll. Së fundmi Aston Villa pagoi 6 milionë eurot e klauzolës së lirimit të Unai Emery me Villarealin, për ta bërë trajnerin iberik trajner të klubit.

Tani zëra të tjerë me prejardhje nga Anglia flasin për interesin e një skuadre të Premier League për një protagonist të futbollit spanjoll. Sic bëjnë të ditu mediat britanike Tottenham ka fiksuar si priritet në merkato, portierin slloven Jan Oblak një kolonë mbi të cilën bazohet Atletiko e Madridit.

I mbërritur në kryeqytetin spanjoll nga Benfica në verën e 2014 për 16 milionë euro , portieri është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të grupit të Diego Simeone. Emri i tij në fakt është lidhur në mënyrë të padiskutueshme me sukseset e arritura nga Los Colchoneros në 8 vitet e fundit.

Me objektivin për të gjetur një zëvendësues për francezin Hugo Lloris, që tani është 35 vjec, skuadra londineze ka mes prioriteteve të saj pikërisht Oblak, që në të kaluarën ka zgjuar interesin e skuadrave të tjera angleze si Manchester United.