Sporti

Interi fiton bindshëm ndaj Sampdorias në ‘Meazza’

10/29/2022 22:39
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në “Giuseppe Meazza”.

Rezultati pas 90 minutave në takimin mes Interit dhe Sampdorias ishte 3 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

De Vrij realizoi golin e parë në minutën e 21’të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, kurse Barella dyfishoi shifrat në minutën e 44-të.

Në pjesën e dytë, Correa vulosi shifrat për 3 me 0, duke realizuar një gol të bukur.

Interi tashmë renditet në vendin e 5-të me 24 pikë, 8 më pak se Napoli i vendit të parë.

/GazetaBlic Sport/