Juventus ka arritur një fitore me mjaft mund ndaj Lecces në Serie A.
Ka buzëqeshje me në fund për trajnerin Allegri, i cili ishte në qendër të kritikave pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Fagioli shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë fitoren ‘Zonjës së Vjetër’, me rezultatin përfundimtar që ishte 0 me 1.
Juventus mban vendin e 6 me 22 pikë, 10 pikë larg kreut që mbahet nga Napoli.
/GazetaBlic Sport/


