Sporti

Lëndohet Morata vetëm 3 javë para fillimit të Botërorit, del me lot në sy nga fusha

10/29/2022 19:04
nga:Mergim Rreci

Alvaro Morata u desh të linte ndeshjen kundër Cadiz pas vetëm nëntë minutash për shkak të lëndimit. Alarmet kanë rënë, sepse Botërori është pas tre javësh.

Sulmuesi spanjoll pas faullit të Momo Mbaye ra në tokë me duar në kokë. Colchoneros kanë treguar tashmë se ai ka pësuar një lëndim të drejtpërdrejtë në këmbë, përcjell GazetaBlic Sport.

Morata ka qenë sulmuesi kryesor për trajnerin Luis Enrique dhe është golashënuesi më i mirë i Atletico Madrid me pesë gola.

/GazetaBlic Sport/