Sporti

Brighton shkëlqen dhe merr fitore ndaj Chelsea, Tottenham fiton me përmbysje ndaj Bournemouth

10/29/2022 17:54
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet me fillim nga ora 16:00 në Premier League.

Brighton e ka mposhtur Chelsean me rezultat 4 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Trossard, dy autogola nga Loftus Cheek – Chalobah dhe një gol në fund të ndeshjes nga Gross i dhanë fitoren skuadrës së De Zerbit, kurse nuk mjaftoi goli i Havertz për londinezët.

Ishte një rikthim i tmerrshëm për Graham Potter në ish shtëpinë e tij, me trajnerin e Chelsea që e la skuadrën e Brighton për të kaluar tek blutë nga Londra.

Tottenham ka fituar me rezultat 2 me 3 ndaj skuadrës së Bournemouth, me të drejtuarit e Contes që përmbysen rezultatin pasi që fillimisht vendasit ishin në avantazh prej 2 me 0.

Moore realizoi dy gola për epërsinë e Bourtnemouth, por me golat e Sessegnon, Davies dhe një nga Bentancur në fund të ndeshjes, Totenham mori tre pikë.

Pas pak rezultatet e plota nga të gjitha ndeshjet…

/GazetaBlic Sport/