Ish- këshilltari i Presidentit Thaçi, njëherit njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish- shefit të shtetit, Bekim Çollaku ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Blic Interview”.
Zyrtari i lartë i PDK-së konsideron se vazhdimi i tensioneve, e ruan status qoun në veri.
”Kosovës nuk i konvenon ruajtja e status quos në veri, sepse Kosova thuajse ka ngelur në gjysmë të përfundimit të rrugëtimit të të shtet ndërtimit”, vlerëson ai, raporton Gazeta Blic.
Prandaj, sipas tij, është e domosdoshme të shmanget tensionet atje, dhe të krijohet ambienti i domosdoshëm i mirëbesimit, që pastaj siç thotë ai, të uleemi në tavolinën e bisedimeve drejt zgjidhjes së marrëveshjes përfundimtare.
Ai thotë se pa asnjë hezitim Kosova jo vetëm në çështjen e targave, por në tē gjitha çështjet, Qeveria e Kosovës t’i dëgjoj këshillat e partnerëve ndërkombëtare për shtyrjen e vendimit për targat.
”Kryeministri duhet të merret me marrëveshjen përfundimtare, e jo të shpenzoj energji me targat”, tha ai në Blic Interview.
Ai është i bindur se asnjë hap nuk do të mund të bëhej drejt ndërtimit të shtetit të Kosovës pa mbështetjen e bashkësisë ndērkombëtare.
”E drejta e shtetit për të marrë vendime sovrane nuk kontestohet as nga BE e as nga SHBA. Mirëpo, çfarë kontestohet në këtë rast është që ne të tregojmë vullnet politik të tolerancës ndaj një problemi teknik, i cili duhet të zgjidhet me një marrëveshje përfundimtare. Prandaj, ne duhet të vendosim se çka është më e rëndësishme, çështja e targave, apo marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.


