Sporti

Vedat Muriqi i zhgënjyer: Ndeshja e djeshme është dashur të ishte e jona, të vazhdojmë të luftojmë

10/29/2022 12:11
nga:E K

Mallorca ka barazuar dje ndaj Espanyolit me rezultat 1-1.

Për Mallorcan realizatori i golit ishte sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, shkruan GazetaBlic Sport.

Muriqi reagoi sot në Twitter duke shkruar se ndeshja e djeshme duhej të ishte fituar nga skuadra e tij.

“Loja e djeshme duhet të ishte e jona, le të vazhdojmë të luftojmë dhe të përmirësohemi së bashku!”, shkroi ai