Në prononcimet e kësaj të premteje për programin SportsCenter, të rrjetit televiziv amerikan ESPN, qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk, ka qenë jashtëzakonisht kompliment ndaj ndërkombëtarit kolumbian Luis Diaz, i cili në janar të sezonit të kaluar u transferua në Anfield.
Holandezi e cilësoi si një nga lojtarët kyç të Liverpoolit, sulmuesin kolumbian, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai ka shumë potencial. Ai me siguri do të shërohet [nga lëndimi], por ai tashmë është në krye me Allison, Firmino dhe Fabinho, i mahnitshëm për kaq shumë vite. Lucho ka padyshim shumë potencial”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


