Skuadra e Trepçës ’89 e zhvillon nesër ndeshjen e xhiros së 14-të.
Mitrovicasit do të përballen me skuadrën e Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj”, atje ku pritet të jetë një ndeshje shumë interesante.
Tek kampi i “Minatorëve” ka optimizëm për rezultat pozitiv, me skuadrën që sot ka kryer stërvitjen e fundit.
Futbollisti i kësj skuadre, Samir Sahiti tha për ‘GazetaBlic Sport’ se skuadra është shumë e përgatitur për këtë ndeshje dhe se udhëtojnë për pikët e plota.
“Jemi plotësisht të përgatitur për ndeshjen e nesërme dhe kemi punuar për ta fituar këtë ndeshje, pra po shkojmë për 3 pikë të plota, po luajmë mirë, por pak fati na mungon”, tha fillimisht ai.

Më pas, Sahiti tha se Trepça ’89 nuk e diskuton mbijetesën në Superligë, madje ka pretendime të larta për Evropën.
“Trepça ’89 nuk e diskuton çështjen e mbijetesës, kemi skuadër dhe grup që meriton shumë më shumë. Ne do ta synojmë deri në fund Evropën”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


