Lajme

Kryeministri Kurti modifikon vendimin për targat, qortim, gjoba e targa provuese, afati deri më 21 prill 2023

10/28/2022 17:34
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe për vendimin për targat.

Ai ak thënë se targat janë targa janë ilegale dhe se Qeeveria e Kosovës përmes vendimit ka obliguar pronarët qëtë njëjtat t’i kthejnë në targa RKS.

“Ne i kemi zhvilluar diskutimet edhe me minsitrinë e linjës dhe kemi ardhë në përfundim që të sjellim një propozim”, ka thënë Kurti.

“Për tri javë deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pasat masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, e pas 21 prillit më nuk do të ketë targa të tjera. Me këtë rast ne tregojmë seriozitien tonë që padyshim ta zbatojmë vendimin por në të jëjtën kohë t’u japim mundëi atyre që janë të interesuar të integrohen”, ka thënë Kurti.