Brahim Diaz përfundoi të gjithë seancën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës sot dhe pritet të startojë para Charles De Ketelaere kundër Torinos të dielën, thonë raportet në Itali.
Kuqezinjtë po përgatiten për ndeshjen e tyre të ardhshme në Serie A kundër ‘Granata’ në Stadio Grande Torino, përcjell GazetaBlic Sport.
Sky Sport Italia dhe Milannews pretendojnë se Brahim është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit sot, kështu që ai është plotësisht i aftë për të luajtur të dielën.
Brahim pësoi një dëmtim të lehtë të muskujve gjatë fitores 4-1 të javës së kaluar ndaj Monzas në ‘San Siro’ dhe mbeti në stol në ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit të martën.
/GazetaBlic Sport/


