Sporti

Manchester United synon rinovimin e kontratës së Alejandro Garnachos

10/28/2022 15:44
nga:E K

Manchester United i ka përshpejtuar përpjekjet që t’ia rinovojë kontratën talentit Alejandro Garnacho.

Kështu të paktën bën të ditur Fabrizio Romano, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Djajtë e Kuq” janë të interesuar ta mbajnë lojtarin, pas paraqitjeve të mira të treguara në momentet kur i është dhënë mundësia që të tregohet në ekipin e parë.

Ai pati minuta edhe mbrëmë ndaj Sheriff Tirasporit në Europa League, teksa u dallua si njëri ndër më të mirët e ndeshjes.

Garnacho është 18-vjeçar dhe luan si anësor.

Vlera e tij në treg është diku rreth 4 milionë euro.