Sporti

Xavi: Jemi në rrugën e duhur, duhet të punojmë shumë

10/28/2022 13:42
nga:E K

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka mbajtur konferencë për media ku është shprehur i sigurt që skuadra e tij po shkon drejt rrugës së duhur.

Pavarësisht se Barcelona u eliminua zyrtarisht këtë javë nga Champions League për në Europa League, Xavi beson te skuadra e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne jemi në rrugën e duhur, nuk mund ta ndryshojmë. Ne duhet të punojmë fortë dhe rezultatet do të vijnë. Por nëse rezultatet nuk shihen atëherë do të vie një trajner i ri”, tha Xavi.

/GazetaBlic Sport/