Sporti

Giroud afër nënshkrimit të kontratës së re me Milanin

10/28/2022 13:18
nga:E K

Olivier Giroud është shumë afër nënshkrimit të kontratës me skuadrën e Milanit.

Kështu të paktën konfirmon Gazzetta Italia, sipas të cilës gjithçka tanimë është vetëm çështje kohe.

Zgjatja e kontratës pritet të jetë deri në vitin 2024.

Futbollisti është duke shkëlqyer me “kuqezinjtë” dhe për rrjedhojë është pjesë e pashkoqitshme e formacionit titullar.

Gjatë këtij sezoni ai është aktivizuar plot 10 herë në ligë, me ç’rast ka arritur të shënojë katër gola dhe dy asistime