Lajme

Kolonat e gjata në Prishtinë, Fatmir Spahiu: Me pas ditë isha dal me skarë në ndonjë qoshe aty

10/28/2022 11:03
nga:Y I

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, për tri ditë radhazi do të vazhdojë testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Kjo ka shkaktuar një tollovi të madhe në kryeqytet që në orët e para të mëngjesit duke krijuar kolona të gjata në rrugët kryesore të kryeqyteti.

Një ironizim me këtë situatë ka bërë edhe aktori i njohur, Fatmir Spahiu.

“Me pas ditë më herët që bëhet kësi hallakame isha dal me skarë në ndonjë qoshe aty”, ka shkruar aktori në facebook.