Lajme

Përparim Rama: Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë!

10/28/2022 10:44
nga:Y I

Në Prishtinë sot po bëhet testimi i tretë i qarkores së brendshme, e që ka krijuar tollovi të mëdha në trafik.

Ndërkohë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke qenë i pranishëm në përmbylljen e festivalit Manifesta Biennal, ka bërë një koment të shkurtër rreth këtij ‘eksperimenti’.

“Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”, është shprehur Rama duke iu drejtuar drejtoreshës së festivalit.

/Gazeta Blic/

Tollovi e madhe në Prishtinë, shkak testimi i shndërrimit të unazës qëndrore në qarkore njëkahëshe

Në Prishtinë fillon testimi i shndërrimit të unazës qëndrore në qarkore njëkahëshe