Sporti

Newcaslte synon ta blindojë Almironin – i përgatit kontratë të re

10/28/2022 10:42
nga:E K

Newcastle United është duke punuar që t’ia rinovojë kontratën mesfushorit ofanziv, Almiron.

Pas performancave të mira së fundi, lojtari është kthyer në një pikë referimi për ekipin e “The Magpies” të cilët nuk e kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e tij.

Ende nuk ka ndonjë gjë konkrete në lidhje me këtë çështje, por mund të thuhet se bisedimet ekzistojnë në mes të palëve dhe hedhja “e të zezës mbi të bardhë” nuk pritet të jetë problem.

Almiron ngjalli interesimin e disa skuadrave nga La liga e Premier League, por vetë ai s’e ka menduar ndonjëherë largimin.