Lajme

Musk shkarkon udhëheqësit e Twitterit sapo merr përsipër kompaninë

10/28/2022 09:12
nga:Y I

Elon Musk e ka marrë përsipër Twitterin, kompani të cilën e bleu për 44 miliardë dollarë.

Sapo u kompletua një gjë e tillë, Musk shkroi në llogarinë e tij në këtë medium social që “zogu është cliruar”.

Kështu, ai nuk humbi fare kohë dhe shkarkoi shefin ekzekutiv, Parag Agrawal, si dhe zyrtarin kryesor fiannciar dhe kreun e sigurisë, sipas raportimeve nga Washington Post dhe CNBC.

Agrawal më herët e kishte hedhur në gjyq shefin e Teslës që ta respektojë ujdinë për blerjen e Twitterit, pasi Musk kishte dashur të tërhiqej.