Lajme

Në Prishtinë fillon testimi i shndërrimit të unazës qëndrore në qarkore njëkahëshe

10/28/2022 08:01
nga:Y I

Sot ka filluar testimi i tretë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Prishtinës, në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Testimi do të vazhdojë deri të dielën.

Komuna e Prishtinës i’u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.