Sporti

Frashëri: Kundërshtari i sotëm më i forti i grupit, futbolli të ndëshkon momente pakujdesie

10/27/2022 23:44
nga:E K

Ballkani ka pësuar humbje sot në “Fadil Vokrri” ndaj Slavia Prague.

Kampioni në fuqi i Kosovës u mposht me rezultat minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Lingr ishte realizatori i vetëm i këtij dueli.

Lingr u gjet më së miri në zonën e skuadrës kosovare për të shfrytëzuar harkimin e Jurasek në minutën e 75’të të duelit.

Pas ndeshjes për “Art Sport” foli portieri, Stivi Frashëri.

“Disfata normalisht që të mërzit, ne japim maksimumin çdo ndeshje, por futbolli është i pamëshirshëm, të ndëshkon në moment pakujdesie. Kundërshtari është më i forti i grupit tonë, por ky rezultat është për të ardhur keq“, tha Frashëri.

/GazetaBlic Sport/