Lajme

Mimoza Ahmetaj: Kurti po krijon situatë artificiale në veri, që t’i ikë përgjegjësisë për marrëveshje finale

10/27/2022 23:13
nga:G B

Të dielën përfundon afati për kthimin e targave ilegale në RKS.

E, pavarësisht kërkesës së SHBA-ve, QUINT-it dhe BE-së, kryeministri Kurti ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të afatit për 10 muaj, ashtu siç u kërkua.

Ish ministrja e Integrimit dhe ish-konusllja e Kosovës në Strabsurg, Mimoza Ahmetaj, thotë për Gazeta Blic se Kurti po krijon kriza artificiale në veri, derisa sipas saj qëllimi është ikja nga dialogu dhe përgjegjësia për arritjen e marrëveshjes.

“Kurti është duke krijuar kriza artificiale në veri me qëllim që ta shpërqendrojë vëmendjen nga situata rreth marrëveshjes me Serbinë. Targat janë shkas ndërsa shkaku i vërtetë është ikja nga dialogu dhe përgjegjësia që e ka për arritjen e marrëveshjes”, vlerëson ajo për Gazeta Blic.

Ahmetaj uron të mos ketë tensione pasi nuk e meriton policia jonë, teksa shton se në këtë situatë që është vendi, ka nevojë për një lider që gjen zgjidhje ndaj problemeve.

“Unë uroj të mos ketë tensione sepse nuk e meriton policia jonë të trajtohet në mënyrën siç është trajtuar në situatat e kaluara me qëllim menaxhimin e tensionet e krijuara në veri. Situata në të cilën është vendi ka nevojë për një lider me kurajo, dije dhe vullnet për të ofruar zgjidhje ndaj problemeve”, deklaron Mimoza Ahmetaj./Gazeta Blic/