Lajme

Rama reagon pas publikimit të udhëtimeve të tij nga hakerët

10/27/2022 22:49
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas publikimit të të dhënave të tij personale nga hakerët në faqen “Homeland Justice”.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se aeroplani që ai përdor në udhëtime pune nuk është një charter komercial, por një aeroplan për të cilin është akuzuar edhe më parë, dhe se shpenzimet janë brenda buxhetit të qeverisë.

“Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!”, shkruan mes të tjerash Rama.

Hakerët publikuan të enjten të dhënat e kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e radhës në faqen “Homeland Justice” u publikuan hyrje-daljet dhe letërnjoftimet e kreut të qeverisë shqiptare.