Lajme

Aksident në fshatin Trudë, lëndohen tre persona

10/27/2022 21:58
nga:G B

Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Trudë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

” Rreth orës 20:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Trudë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.