Sporti

‘Plisat’ mbizotërojnë kryeqytetin, sulmojnë tifozët e Slavia Pragës

10/27/2022 19:19
nga:Mergim Rreci

Pak para ndeshjes mes Ballkanit dhe Slavia Pragës, në kryeqytet ka ndodhur një incident.

Raportohet se ka pasur një përplasje mes ‘Plisave’ të Prishtinës me tifo-grupin e skuadrës nga Çekia.

GazetaBlic Sport ka siguruar pamje nga ky moment, ku shihet tifo-grupi kosovar në aksion ndaj atij mysafir.

Disa elemente të çekëve janë rrëmbyer nga ‘Plisat’.