“Expose” prodhim medial i GazetaBlic me autor Diamant Bajra, ka fituar çmimin për raportimin më të mirë kundër varfërisë në kategorinë dokumentari më i mirë televiziv, i cili është ndarë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me UN Kosovo Team (UNKT).
AGK ka vlerësuar dokumentarin “Asgjë për Pakicën” të përgatitur nga “Expose” si fitues i këtij çmimi.
Ky dokumentar pasqyron jetesën e vështirë të komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë, të cilët përballen me sfida të shumta.
Mirënjohje për vlerësimin e AGK-së ka shprehur edhe autori i dokumentarit Diamant Bajra.
Ndryshe “Expose” transmetohet çdo të diele nga ora 21:00 në televizionin Kanal10./Gazeta Blic /