Showtime

Don Xhoni sërish probleme me Policinë

10/27/2022 13:31
nga:Genita C

Reperi i njohur Don Xhon, mbrëmë është ndaluar nga Policia e Kosovës në autostradë.

Sipas Indeksonline, reperit i është gjetur një armë e llojit, pistoletë, për të cilën nuk kishte pasur leje.

Arma iu gjet në veturën e tij të tipit BMW.

Por kjo nuk hera e parë që Don Xhoni ka probleme me Policinë e Kosovës.

Gjatë këtij viti i njëjti është ndaluar disa herë nga Policia për armëmbajtje pa leje.