Lajme

AAK-ja paralajmëron Qeverinë për një ligj: Do ta çojmë në Kushtetuese

10/27/2022 13:27
nga:Genita C

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, Ligjin e për qeverisë i sapo miratuar në kuvend në lexim të parë.

Këtë e ka bërë të ditur Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentarë të AAK-së.

Ai tha se me Ligjin për Qeverinë jepet një e drejtë antikushtetuese. Sipas tij e drejta që një zëvendësministër të ketë të drejtë vote në qeveri e shkel Kushtetutën e vendit.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njofton se këtë ligj do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, pasi i është dhënë një e drejtë antikushtetuese zv-ministrit, kjo nuk mund të ndodhë. I është dhënë e drejta e votimit zv-ministrit e që është antiligjore”, ka thënë Tahiri.