Sporti

Vinicius: “Pas pesë vitesh e shoh veten ende në Madrid – Benzema? Pas CR7, ai tani është protagonist”

10/27/2022 12:51
nga:Lorik J

Vinicius Junior, sulmuesi i Real Madridit, foli për Goal.com në lidhje me karrierën e tij.

Sulmuesi madrilen tha se po mëson çdo ditë e më shumë nga Benzema, i cili është lojtari shkëlqyeshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

“Karim më mëson shumë çdo ditë, bëj gjithçka që të shënoj sa më shumë gola. Pas një kohe të gjatë të kaluar me Cristianon, ai tashmë është protagonisti i skuadrës, gjë që është shumë e rëndësishme.”

E shihni veten si fitues të Topit të Artë? “Unë punoj që të rritem dhe të jem në gjendje të bëj gjëra të mëdha për ekipin tim. Titujt kolektivë janë gjëja më e rëndësishme: nëse bëjmë siç bëmë sezonin e kaluar, atëherë lojtarët më të mirë do të fitojnë trofeun individual.”

Ku e shihni veten pas pesë vitesh? “Në Madrid. Jam i sigurt se mund të vazhdoj të luaj këtu për një kohë të gjatë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport