Shkëmb Manaj, koordinator i Departamentit për Rend dhe Ligj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun lidhur me paraqitjen si sukses renditjen e Kosovës në indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project”.
Sipas Manajt, është zhgënjyes tentimi i mashtrimit nga kjo Qeveri, derisa e ka quajtur drejtësinë e dështuar
Postimi i plotë i Manajt në Facebook:
“Zhgënjyes dështimi në drejtësi – zhgënjyes tentimi i mashtrimit nga kjo Qeveri.
“Ministrja e Drejtësisë dështimet i paraqet si suksese. Ka menduar që autoritetet e sistemit të drejtësisë nuk dijnë ti lexojnë raportet dhe nuk e dijnë historikun e vlerësimeve të këtyre raporteve.
Renditja e Republikës së Kosovës sipas World Justice Project (WJP) Rule of Law Index në tre vitet e fundit:
Ndryshe, mbrëmë ministrja Haxhiun ka shkruar se në Indeksin vjetor për Sundim të Ligjit nga “World Justice Project”, Kosova radhitemi e dyta në botë si shteti që kai shënuar përmirësim në këtë fushë.
“Ky është një hap i jashtëzakonshëm që i njeh përpjekjet tona për realizimin e reformës në drejtësi. Natyrisht që njoftime të tilla na konfirmojnë se synimi është i drejtë dhe jemi në rrugën e duhur në këtë drejtim.Këto sinjale që po e njohin progresin tonë në fushën e drejtësisë janë edhe thirrje për vetë bartësit e sistemit, që sa më parë dhe pa asnjë kusht të bashkëngjiten në këtë proces, në mënyrë që të bëhemi shembull për ligjshmëri, transparencë, efikasitet dhe kredibilitet për qytetarët tanë e gjithashtu në sprektrin ndërkombëtar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

NATO lidhur me targat: Nëse rrezikohet stabiliteti, KFOR-i i gatshëm të ndërhyjë


