Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shkaktuar të qeshura në seancën plenare, pasi e përfundoi fjalën e saj ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu ishte duke folur për raportin e World Project Justice, teksa u shpreh krenare për punën e qeverisë Kurti.
Megjithatë, këtu nuk u pajtua deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Por, më pas ndërhyri kryeparlamentari Konjufca duke sugjeruar që të ndahen meritat mes opozitës dhe pozitës.
“Pse s’po i ndani kapak meritat. Do me i marrë do. Albulenë e monopolizove krejt, edhe në qeveri më të mirët, edhe në opozitë më të mirët. Kadal se mundet mësyshi. Nuk bën ashtu”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.
“Albulena po thotë që më ka lënë pa tekst, kështu që vazhdojmë”, shtoi Konjufca.


