Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se Qeveria e Kosovës nuk po bën asgjë për të përmisuar jetën e qytetarëve, gjatë kësaj krize ekonomike, raporton GazetaBlic.
Tahiri në seancën plenare të Kuvendit, tha se Qeveria e Kosovës është duke gënjyer kur po flet se rritja ekonomike ka arritur deri në 15.5 %.
“Qeveria thotë kemi rritje 10.5 për qind, Banka Botërore thotë kemi rritje 3 për qind. Dikush është kah gënjen këtu, dikush nuk është duke e thënë të vërtetën kjo duhet të dalë në pah”, tha ai.
“Kosova është para një bankroti total. Ne mundemi me u marrë me Lajçakun, ne mundemi me u marrë me dialogun, ne mund të flasim për liberalizimin e vizave, por nuk është në dorën tonë. Në dorën tonë dhe në dorën e Qeverisë që ju e keni votu, është me marrë veprime konkrete me përmirësu jetën e qytetarit”, shtoi Tahiri.


