Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruar se Kosova ka shumë rrugë për të bërë në sundimin e ligjit.
Teksa iu referua raportit të fundit të World Justice Project për përmirësimin e sundimit të ligjit, shtoi se Kosova është më keq në renditje prej që ka ardhur në qeverisje.
“Në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54-të nga 128 vende, në vitin 2021 Kosova ishte në vendin e 60, kurse tash në vendin e 57. S’mund të paraqitet si sukses. Kosova ka shumë rrugë për të bërë në sundimin e ligjit. Regresin mos ta paraqesim si progres”, tha ajo në Kuvendin e Kosovës.
Trusti diskutohet në Kuvend, Tahiri – pushtetit: Nënshkrimet i keni, po e injoroni


