Lajme

Von der Leyen për vendimin për targat: Rregullat duhet të respektohen në çdo shtet

10/27/2022 10:59
nga:N M

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për afatin e 31 tetorit që është vendosur për kthimin e targave nga ato ilegalet që qarkullojnë në Kosovë, në RKS.

Ajo, pas takimit që pati sot me presidenten Vjosa Osmani në një konferencë për media, deklaroi se rregullat është e domosdoshme të respektohen.

“Rregullat janë të qarta duhet të respektohen në çdo shtet. Në të njëjtën kohë nëse ka periudhë tranzitore, tranzicioni duhet të jetë përfshirës, duhet të shkojë siç duhet”, është shprehur ajo.

“Unë e di se është duke u punuar për t’i gjetur një zgjidhje dhe gjithashtu ju uroj për përpjekjet dhe për të gjitha gjërat që janë duke u bërë në kuadër të dialogut”, ka thënë Von der Leyen.

Ish drejtori i policisë: Kosova ta çojë deri në fund vendimin për targat – Policia dhe AKI janë të njoftuar për skenarë të mundshëm