Lajme

Deputeti ukrainas në Kuvend, ligjvënësit kosovarë mbajnë një minutë heshtje për të vrarët në Ukrainë

10/27/2022 10:42
nga:Genita C

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko po merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët, në fillim të seancës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të të vrarëve ukrainas në luftën e nisur nga Rusia atje tash e gati një vit.

Deputeti ukrainas që do njohjen e Kosovës, lajmërohet me një video para Kuvendit

Deputeti Goncharenko javë më parë kishte dorëzuar në Kuvendin e Ukrainës një rezolutë përmes së cilës kërkonte njohjen e pavarësisë së Kosovës.