Vllaznia, me qindra tifozëve shqiptarë të pranishëm në stadium në sfidën ndaj Chelsea-t, kishte një mbështetës të veçantë: Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, i cili luan për Chelsea-n, ishte bashkë me familjarët e tij për t’u dhënë paksa zemër vajzave kuqeblu, duke ditur edhe diferencat mes dy skuadrave ishin të mëdha.
Brrohoritjet “O sa mirë me qenë shqiptar!” ishin sigurisht edhe për talentin e Chelsea-t, që po e lartëson emrin e bashkëkombësve të tij me cilësitë e tij të jashtëzakonshme.



