Lajme

Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

10/26/2022 18:02
nga:G B

Një aksident ka ndodhur te Ministria e Arsimit në Prishtinë.

Një person ka marrë lëndime trupore dhe ka marrë trajtimin mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq  një persona kanë pësuar lëndime trupore.

I njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.