Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka gjetur se rektori i UP-së, Naser Sahiti, ka emëruar në kundërshtim me ligjin, drejtor të Zyrës Ligjore në Universitetin e Prishtinës, Esat Kelmendin, i cili pak para se të emërohej në këtë pozitë ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Gazeta Blic ka siguruar letrën që Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i ka dërguar rektorit Sahiti, në të cilën ajo thotë se ka pranuar dy raportime anonime lidhur me këtë rast dhe më pas ka konstatuar se emërimi në këtë pozitë i Kelmendit është konflikt interesi.
Emërimi i tij në këtë pozitë si drejtor i Zyrës Ligjore, brenda afatit prej dy vitesh pas përfundimit të funksionit publik si sekretar, bie ndesh me dispozitën e nenit 18, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1. të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ndaj rektorit Sahiti.
Kujtojmë që ai është shkarkuar javën e kaluar nga senati.
Për shkarkimin e tij votuan tetë anëtarët e këtij këshilli, kurse një abstenoi.
Teksa ushtruese detyre e kësaj pozite u emërua profesoresha Luljeta Plakolli Kasumi./Gazeta Blic/






