Me 18 gusht ishte takimi i fundit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Të dy në atë kohë u pajtuan që të ketë takime çdo muaj, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi në muajt shtator dhe tetor.
Se mund të ketë një takim Kurt-Vuçiq në tetor kishte deklaruar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, por që nuk ndodhi.
Bislimi thotë se Kurti e Vuçiqi pritet të takohen në tetor, për vizat BE-ja ka edhe një kërkesë
Ndërsa, për një takim së shpejti në mes tyre, Gazeta Blic ka pyetur zyrtarë të Bashkimit Evropian.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se do të njoftojnë për takim kur të jetë e nevojshme.
“Si gjithmonë, ne do të njoftojmë për çdo takim të ardhshëm të dialogut nëse dhe kur është e nevojshme”, ka thënë Stano për Gazeta Blic.
Në anën tjetër, Gazeta Blic nga burime merr vesh se takimi i radhës në mes të Kurtit dhe Vuçiqit do të mbahet me 9 nëntor, pak ditë pas Procesit të Berlinit që mbahet me 3 nëntor./Gazeta Blic/
“Kurti dhe Vuçiq u zotuan se do të takohen çdo muaj”