Sporti

Plisat konfirmojnë udhëtimin në Pejë: A jeni gati të ushtojë Karagaçi?

10/26/2022 16:32
nga:Lorik J

Tifozët e Prishtinës, “Plisat” do të udhëtojnë të enjten në Palestrën ‘Karagaçi’ për të përkrahur ekipin e basketbollit, Sigal Prishtina në takimin ndaj Pejës.

Sigal Prishtina dhe KB Peja do të takohen të dielën në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, përcjell GazetaBlic Sport.

“Plisat” kanë njoftuar se do të udhëtojnë të dielën në Pejë.

Ja njoftimi i tyre:

“MARSHOJMË N’PEJË
Plisa, klubi ynë i zemrës KB Prishtina ka nevojë për përkrahje. Ka nevojë për tifozët e saj besnikë. A jeni të gatshëm të ushtojë Karagaqi?!
Shihemi të dielën 30.10.2022 nga ora 13:00 në Fan Club, ku edhe bëhet nisja për në Pejë së bashku.
PËR KRYEQYTETIN”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport