Sporti

Real Madridi u largua nga stadiumi pa Rodrygon – ai u vonua një orë

10/26/2022 16:07
nga:Lorik J

Rodrygo u largua nga stadiumi i RB Leipzig në orën 00:50, më shumë se një orë pas përfundimit të ndeshjes.

Arsyeja? Ai kishte kontrollin antidoping që duhej të kalonte pas përfundimit të duelit. Skuadra e tij shkoi me autobus në aeroport dhe më vonë braziliani u bashkua pasi u largua me një furgon të zi, përcjell GazetaBlic Sport.

Madrilenët humbën në ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve ndaj RB Leipzig me rezultatin 3:2.

/GazetaBlic Sport