Lajme

Vuçiq takim online me Ramën dhe Kovaçevskin, këto janë temat që u diskutuan

10/26/2022 14:29
nga:Y I

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një videokonferencë me kryeministrin, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për përballimin e krizës energjetike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç u shpreh se u diskutua për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët e vendeve respektive, si dhe për takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai theksoi se një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit, duke shtuar se së bashku janë më të fortë.

“Unë fola me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë” shkruan Vuçiç në Instagram.