Sporti

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen mes Llapit dhe Dukagjinit

10/26/2022 13:49
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Llapit dhe Dukagjinit.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një pjesë e parë me raste nga të dyja anët, por që rastin më të mirë e kishte skuadra vendase.

Llapi fitoi penallti në minutën e 44-të, por Gerhard Progni dështoi ta dërgonte topin në rrjetë, me Haxhihamzën që priti penalltinë e tij.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/